Gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, kapen 7 terroristë

Mos i humb

Gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë arrestuar 7 terroristë të PYD-PKK-së dhe të njëjtit janë dërguar në qytetin Hatay të Turqisë.

Operacioni “Dega e Ullirit” është duke vazhduar të cilin e filloi TSK më 20 janar me qëllim për të ofruar siguri dhe stabilitet në rajon, neutralizimin e terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit si dhe për shpëtimin e popullsisë rajonale nga presioni dhe persekutimi i anëtarëve të organizatës terroriste.

Në kuadër të këtij operacioni pjesëtarët e TSK-së dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë kapur 7 terroristë në zonën rurale të Afrinit. Tre nga terroristët e dërguar në Reyhanlı dhe Hassa u arrestuan pas procedurave gjyqësore.

Ndërkaq vazhdojnë procedurat për terroristët e tjerë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit