GJEDNJ refuzon 32 aplikimet e parashtruara kundër Turqisë

Mos i humb

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), refuzoi 32 aplikimet e parashtruara kundër Turqisë në lidhje me orën policore të zbatuar gjatë viteve 2015-2016 në rajonet Cizre, Silopi dhe Sur.

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, mësohet se GJEDNJ ka dhënë vendimin për 32 aplikimet e parashtruara kundër Turqisë në lidhje me operacionet e kryera në luftën kundër terrorizmit dhe në lidhje me orën policore të zbatuar gjatë ngjarjeve të trazirave në vitet 2015-2016 në rajonet lindore dhe juglindore të Anadollit.

Pasi shqyrtoi pretendimet, GJEDNJ-ja i gjeti të papranueshme pretendimet dhe me shumicë votash refuzoi 32 kërkesat e parashtruara.

Për orarin policor të zbatuar për të siguruar sigurinë e mallrave dhe jetës gjatë ngjarjeve të trazirave në rajonet lindore dhe juglindore të Anadollit, në GJEDNJ janë bërë gjithsej 34 kërkesa.

GJEDNJ pas një seance më 13 nëntor 2018 në Strasburg, me një vendim që deklaroi më 29 janar i vlerësoi si të papranueshme 2 nga aplikimet në fjalë. Në vendim thuhet se ankesat fillimisht duhet të parashtrohen para gjykatave turke dhe se Gjykata Kushtetuese në të cilën shqyrtohen aplikimet, është rruga ligjore e nevojshme dhe efektive që duhet të përdoret.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në vendimin e 4 prillit 2019 duke iu referuar vendimeve të mëparshme ka bërë të ditur se aplikimet janë ende në fazën e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë arsye nuk janë ezauruar rrugët e brendshme ligjore dhe se janë të papranueshme 32 aplikimet e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit