Trupat e pajetë të 5 personave, mes tyre një fëmijë janë gjetur në plazhet e Almerias në Spanjë.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet iberike, të cilat nënvizuan gjithashtu se viktimat ishin emigrant nga Afrika e Veriut.
Këto ditë, brigjet e Spanjës janë mbushur me shumë emigrant që përpiqen të largohen nga vendi i tyre. Disa prej tyre kanë fatin që të pranohen dhe të vendosen në kampe strehimi, ndërsa të tjerë, largohen sërish andej nga kanë ardhur.
Sipas të dhënave, në vitin 2021. të paktën 9.255 emigrantë kanë zbarkuar në plazhet e Spanjës, nga të cilat vetëm 1.724 emigrantë kanë ardhur në muajin gusht.


