Klement Çala, një ndër protagonistët e grabitjes së Rinasit ka thyerr rregullaat teksa vuan dënimin e tij në burg. Atij i janë gjendur celular endaj edhe është ndëshkuar.
Pasi janë konstatuar sendet e palejuara, ndaj Çalës është marrë masa me 3 muaj izolim. Ai do t’i nënshtrohet një regjimi më të rreptë, ku do ti ndalohen takimet dhe telefonatat me familjarët.
Ndërkohë që Çala e ka kundërshtuar këtë masë, ndërsa nesër është seanca.
Klement Çala së bashku me të vëllanë e tij, u arrestuan vitin e kaluar, pas 3 vitesh në arrati, teksa qëndronin në një vilë luksoze në zonën e Qerretit.
Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, ku gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa po ashtu, në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.


