Gjendet i pajetë trupi i një gruaje, ishte në kërkim nga Policia

Mos i humb

Në lagjen “Haxhias”,  Elbasan, në ullishte, është gjetur pa shenja jete shtetësia B. S., 79 vjeçe , banuese në lagjen “Haxhias”.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se personi në fjalë është Bale Sala, e cila ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11.08.2019.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Por burime pranë familajrëve bëjnë me dije se e moshuara vuante nga humbja e kujtesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit