Gjendet në Fushë Kosovë, 15-vjeçarja nga diaspora që u zhduk ditë më parë

Mos i humb

Është gjendur 15-vjeçarja e zhdukur në Prishtinë, e cila erdhi nga diaspora për pushime për festat e fund-vitit.

Familja Zagori që jeton në Austri ka konfirmuar për “Indeksonline” se vajza e tyre u gjet në njërën prej rrugëve të Fushë-Kosovës.

“E kemi gjetur vajzën. Tash është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Motra e vet e ka gjetur, e ka pa një makinë të dyshimtë dhe ata personat kanë ikë…”, thonë familjarët.

Ndryshe, vajza e kësaj familjeje 15-vjeçare, Erisa është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit