Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet se i përket një gruaje, u nxor në breg nga peshkatarët

Mos i humb

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes nga peshkatarët rreth 6 milje nga Bishti i Pallës. Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një gruaje.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.

Ngjarja ka ndodhur 6 milje nga Bishti i Pallës, ndërsa sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë. Ndërkohë, Policia Shkencore ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit