Gjenevë, vazhdojnë në ditën e tretë takimet e Komitetit Kushtetues të Sirisë

Mos i humb

Në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, vazhdojnë në ditën e tretë bisedimet e raundit të gjashtë të takimeve të Komitetit Kushtetues të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për takimet e përfaqësuara nga përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, në ndërtesën e OKB-së mbërritën përfaqësuesit e opozitës dhe organizatave të shoqërisë civile (OJQ) të Komitetit dhe përfaqësuesit e regjimit të Asadit.

Palët nuk dhanë deklarata për gazetarët të cilët prisnin përpara Zyrës së OKB-së.

Në bisedimet që do të mbahen sot pritet që palët të vazhdojnë të negociojnë për “përgatitjen e draftit të ri kushtetues të Sirisë” e cila është tema kryesore e takimeve të raundit të gjashtë.

Përfaqësuesi special Pedersen në një konferencë për media më 17 tetor tha se “Të dy bashkëkryetarët janë në një mendim që tani të përgatitet jo vetëm reforma kushtetuese, por në të njëjtën kohë edhe drafti kushtetues. Në të vërtetë, ajo që është e re për këtë javë është se kemi filluar procesin për përgatitjen e draftit kushtetues për reformën kushtetuese në Siri”.

Raundi i gjashtë i Komitetit Kushtetues të Sirisë do të përfundojë më 22 tetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit