Gjermani, përkrahësit e PYD/PKK sulmuan automjetin e një shtetasi turk

Mos i humb

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK, të cilët organizuan dje një protestë në qytetin Salzgitter-Lebenstedt të Gjermanisë sulmuan me shkopinj automjetin e një shtetasi turk.

Tregtari nga qyteti Salzgitter-Lebenstedt Bulent Demir (42) tha se në automjetin e Ibrahim Yildiz, i cili u sulmua nga përkrahësit e terroristëve, ndodheshin edhe fëmijët e tij.

“Përderisa afro 600 përkrahës të PYD/PKK-së ishin duke mbajtur protestë në qendrën e qytetit, e vërejtën automjetin e Ibrahim Yildiz-it i cili kalonte nga ruga dhe e sulmuan atë. Brenda automjetit ishin edhe fëmijët e tij”, thotë Demir.

“Fëmijët e tij u frikësuan shumë. Vëllai i Ibrahimit, Mustafa Yildiz e xhiroi incidentitn. Në pamje shihet se përkrahësit e organizatës terroriste e godasin pamëshirshëm automjetin e Ibrahimit me shkopinj me të cilët i mbanin pankartat dhe copëzat e leckave. Si pasojë e sulmit automjeti pësoi dëme të mëdha”, shtoi Demir.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit