Gjermani, Prokuroria kërkon ekstradimin e Puigdemont

Mos i humb

Prokuroria gjermane në Schleswig Holstein ka kërkuar ekstradimin e ish-liderit katalonjas Carles Puigdemont në Spanjë.

Sipas një deklarate nga Prokuroria, në Gjykatën e Lartë të shtetit Schleswig Holstein janë prezantuar dokumentetet në lidhje me ekstradimin e Puigdemont në Spanjë.

Gjykata do të japë vendimin për ekstradimin e Puigdemont, i cili mbahet nën arrest në Gjermani që nga 25 marsi.

Pugdemont u arrestua në Gjermani pasi Spanja lëshoi një urdhër arresti në nivel evropian.

Në kohën e arrestimit ai udhëtonte nga Danimarka në Belgjikë, ku jetonte në ekzil të vetëshpallur që nga tetori i kaluar.

Ish-lideri katalonjas dhe katër ish-ministra ishin arratisur në Belgjikë për shkak të nisjes së hetimeve ndaj tyre pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë më 27 tetor në Katalonjë.

Puigdemont akuzohet për “rebelim ndaj shtetit” dhe “shpërdorim të financave publike” për shkak të rolit në tentativën për pavarësi të njëanshme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit