Gjermani, tërheq interesim të madh reklama që thyen paragjykimet ndaj të huajve

Mos i humb

Reklama e një zinxhiri supermarketesh në Gjermani, me një familje turke që ka thyer qëndrimin paragjykues të një të moshuari dhe të disiplinuari gjerman, tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Filmi i shoqëruar nga një muzikë emocionale në sfond, fillon me një gjerman të moshuar i cili qëndron larg dhe paragjykues ndaj fqinjëve turq. Ai zemërohet me fëmijët e fqinjëve turq të cilët bëjnë zhurmë derisa luajnë dhe nuk pranon bakllavanë që i jepet atij.

I moshuari i cili dekoron derën dhe vendos një pemë për Krishtlindjet, pas një telefonate mëson se është kontraktuar me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe shkatërrohet.

Pasi fqinjët e tij turq shohin se nga dera ka hequr zbukurimet për Krishtlindje dhe ka vendosur një shënim se “është i sëmurë nga COVID-19”, atij i bëjnë befasi duke gatuar një darkë Krishtlindjesh duke e zbukuruar tepsinë me të cilën ia shërbejnë. I moshuari përjeton momente emocionale përballë këtij gjesti.

Reklama fillon në gjuhën gjermane, ndërsa më pas mbaron me fjalët turqisht: “Gjëja më e bukur në botë është të bësh miq” (Dünyada en güzel şey dost edinmek).

Filmi tërhoqi vëmendjen e gjermanëve dhe turqve në rrjetet sociale

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit