Gjermania dënon dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit

Mos i humb

Parlamenti Federal i Gjermanisë (Bundestag) dënoi dhunën kundër pakicës muslimane të Arakanit në Mianmar.

Sot me një votim të zhvilluar në parlament u miratua edhe me votat e deputetëve të partisë së majtë një projektrezolutë e cila përveç partisë së krahut të djathtë ekstrem “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ishte paraqitur nga Partia e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), Partia Social Demokrate (SPD) me Partinë e Lirë Demokratike të opozitës (FDP) dhe Partia e Gjelbër.

Në rezolutën ku dënohet dhuna ndaj muslimanëve të Arakanit, u kërkua që të marrin fund shkeljet e të drejtave të njeriut në Mianmar dhe të lejohet hyrja pa kufizime në vend e organizatave ndërkombëtare të ndihmës.

Gjithashtu u kritikua edhe udhëheqësja e Mianmarit, fituese e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi për mos kritikimin në mënyrë të theksuar të dhunës ushtarake ndaj muslimanëve të Arakanit.

Në fjalimet e bëra në emër të partive të cilët paraqitën projektrezolutën është kërkuar që muslimanëve të Arakanit t’iu jepet shtetësia e Mianmarit dhe të drejtat politike.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që prej gushtit 2017 e deri tani rreth 700 mijë muslimanë nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh si pasojë e dhunës dhe persekutimeve./Rtv Islam/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit