Gjermania dënon masakrën e regjimit sirian në Gutën Lindore

Mos i humb

Gjermania akuzon regjimin e Bashar al-Assadit në Siri për masakrën në Gutën Lindore dhe ka apeluar deri te Rusia dhe Irani që të përdorin ndikimin e tyre te regjimi, me qëllim dhënies fund të këtyre masakrave.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, në një konferencë për media të mbajtur në Berlin, bëri të ditur se në takimin e kabinetit të mbajtur gjatë ditës së sotme është diskutuar çështja e Sirisë.

“Sulmi i fundit në Gutën Lindore i kryer nga regjimi al-Assadit nuk është luftë kundër terroristëve, por në të kundërtën është një luftë kundër popullit të vet. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit kanë vdekur qindra persona, në mesin e të cilëve ndodhen një numër i madh i grave dhe fëmijëve, si dhe u plagosën qindra persona”, deklaroi Seibert.

Duke vënë në dukje se në mesin e objektivave të bombarduara ndodhen edhe spitalet dhe objektet mjekësore, Seibert tha se: “Gjendja e rreth 400 mijë personave të cilët jetojnë në rajonin përreth Damaskut, i cili ndodhet për vite të shumta nën rrethim, është një katastrofë e plotë. Regjimi atje po ndalon në mënyrë sistematike dërgimin e ushqimit dhe të mjeteve shëndetësore te populli, me qëllim të detyrojë dorëzimin e rebelëve në rajon apo të shkatërrojë plotësisht ato. Përkundër të gjitha përpjekjeve të OKB-së regjimi po e vazhdon këtë strategji ushtarake me të gjithë brutalitetin e saj dhe po e kundërshton çdo përpjekje për zgjidhje politike”.

Thirrje Rusisë dhe Iranit

Seibert poashtu iu bëri thirrje të hapur Rusisë dhe Iranit të cilët ofrojnë mbështetje për regjimin sirian, të ushtrojnë ndikimin e tyre me qëllim që t’i jepet fund masakrave në Siri.

“Duhet të pyetet se ku është Rusia e ku është Irani, të cilët kanë dhënë garancë për çështjen e armëpushimit për Gutën Lindore në Astana. Po të mos ishte mbështetja e këtyre dy shteteve, regjimi i al-Assadit nuk do të ishte në këtë pozitë ku ndodhet sot për nga aspekti ushtarak. Dhe padyshim do të tregonte më shumë dëshirë për negociata në procesin e OKB-së”, tha ai.

Duke u shprehur se duhet t’i jepet fund menjëherë sulmeve ndaj civilëve në Siri, Seibert tha se, “I bëjmë thirrje regjimit të al-Assadit që t’i japë fund menjëherë masakrës në Gutën Lindore dhe të lejojë ndihmat humanitare dhe evakuimet mjekësore. Edhe mbështetësve të regjimit Asad i bëjmë thirrje që t’i përdorin ndikimet e tyre për këto qëllime”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit