Gjermania ka dhënë mesazhin se kundërshton idenë e korrigjimit të kufijeve

Mos i humb

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar tryezën me temën “Dialogu Kosovë Serbi nën dritën e Takimit në Berlin”, ku diskutojë kahjen dhe pritshmërinë nga dialogu Kosovë-Serbi pas takimeve në kuadër të Samitit të Berlinit.

Hulumtues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Përparim Kryeziu tha se në bazë të analizës nje marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet në një të afërme të afërt.

Sipas tij, Gjermania ka dhënë mesazhin e saj me këtë samit se kundërshton iden e korrigjimit të kufjeve.

“Një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet në një të ardhme të afërt. Pritshmëri e samitit të Berlinit është afirmimi i Gjermanisë dhe Francës në këtë dialog, duke zotëruar procesin e dialogut duke shprehur ndaj një pabesie ndaj Brukselit, Gjermania ka bërë të qartë se ka një ide kundërshtuese për përcaktimi i kufijve e kjo është bërë e qartë nga Angela Merkel qe nuk do të duhet të ndodhë një marrëveshje përfundimtare me një vendim të tillë.

Deklarata e Haradinajt gjatë takimeve në Berlin i cili thotë se njohja duhet të jetë pikë përfundimtare dhe fatkeqësia është që dialogu nuk e sheh si parim por si qëllim si dhe deklarata e Merkelit që nëpërmjet samitit kemi për qëllim investimin në rajon”, tha Kryeziu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit