Gjermania ka miratuar ligjin për vizat e punës

Mos i humb

Gjermania me 19 dhjetor ka miratuar ligjin për vizat e punës për shtetas të huaj i njohur në Gjermani si ”Ligji imigracionit.

Por kabineti i Kancelarës gjernmane Angela Merkelit, është pajtuar që ta miratoj edhe ligjin për njohjen e patentëve të huaj, por kjo gjë po kundërshtohet ashpër në Bundestag nga partitë ekstreme, konkretisht AfP-ja, e cila këtë ligj po e konsideron si Ligj i cili mbytë popullin gjerman.

Megjiathë mbetët të shihet nëse në janar do të votohet ky ligj edhe në Bundestag, edhe pse gjasat janë optimale që një gjë e tillë të ndodh, madje një ministër gjerman në kushte anonime i ka thënë portalit lokal gjerman ‘The Local’ se ky ligj do ta merr edhe mbështetjen e deputetëve tjerë gjerman. Portali gjerman ”The Local”, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për miratimin e ligjit të punës.

Sipas portalit gjerman, kabineti i kancelarës ka rënë në dakord që ky ligj të shkoj tutje, edhe pse brenda kabinetit ka pasur mospajtime të mëdha.

Gjermania është duke përjetuar një ‘boom’ ekonomik, duke qenë se papunësia ka rënë në më pak se 5 %, duke thyer rekord që nga bashkimi i Gjermanive

Gjermania pritet të lehtësojë rregullat e emigracionit për të tërhequr punëkërkuesit e huaj dhe për të rimbushur fuqinë punëtorë, pavarësisht se ka pasur shumë kundërshtime.

Ligji i parë gjerman i imigracionit, që do të dakordohet nga kabineti i kancelares Angela Merkel të mërkurën, pritet me interesim të madh nga industritë, shkruan “Th Local”.

Por, ky ligj që do të vihet në Parlament, rrezikon të hapë debate të ndryshme, por edhe polemika, pasi në Gjermani që nga viti 2015, kanë ardhur miliona emigrantë, kryesisht myslimanë, përcjell albinfo.ch.

Konfederata e Sindikatave Gjermane ka paralajmëruar se lehtësimi për punëtorët e huaj, mund të çojë në uljen e pagave, apo edhe shfrytëzimin e punëtorëve të huaj.

Sipas rregullave të reja, punëkërkuesit që vijnë nga vendet jashtë BE-së, do të mund të vinin në Gjermani për të punuar për gjashtë muaj dhe që të mbështesin veten financiarisht.

Kjo do të vlente për ata që gatuajnë, punëtorët e metalurgjisë ose teknikët e TI-së, transmeton albinfo.ch.

Gjithashtu kjo do të përfshinte edhe emigrantët që janë në Gjermani dhe që presin vendimet për aplikim për azil për të qëndruar, nëse janë të punësuar me paga dhe mund të tregojnë se janë integruar në strukturën e shoqërisë gjermane.

Gjermania është duke përjetuar një ‘boom’ ekonomik, duke qenë se papunësia ka rënë në më pak se 5 %, duke thyer rekord që nga bashkimi i Gjermanive. Raportohet se mbi 800 mijë vende pune janë të lira.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit