Gjermania regjistron 1.244 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë

Mos i humb

Gjermania ka shënuar një tjetër rekord vdekjesh nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Gjermani sipas të dhënave të institutit Robert Koch janë regjistruar 1244 të vdekur nga koronavirusi.

Kjo është shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit.

Më e larta ishte shënuar më 8 janar 1188 të vdekur në 24 orë.

Ndërsa rastet e reja janë 25.164 persona.

Deri tani në Gjermani janë infektuar 1,993,892 nga të cilët kanë vdekur 44,100 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit