Gjermania rihap kufijtë me vendet e BE-së më 16 qershor

Mos i humb

Gjermania do të heqë kontrollet kufitare për qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian duke filluar nga data 16 qershor.

Kjo u deklarua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer gjatë një konference shtypi në Berlin.

Vendimi u mor sot nga kabineti i Kancelares Angela Merkel.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimin e situatës në vendet fqinje,” shpjegoi ministri, i cili do të urdhërojë që të ulen gradualisht kontrollet deri më 15 qershor.

Për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të “reciprocitetit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit