Gjermania vendos masa të rrepta kundër COVID-19 ndërsa vazhdon rritja e rasteve

Mos i humb

Autoritetet gjermane sot filluan të zbatojnë masa më të rrepta kundër COVID-19 mes një rritjeje alarmante të infeksioneve të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkalla shtatëditore e rasteve të vendit u rrit në 201,1 për 100.000 njerëz, duke shënuar shifrën më të lartë që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit të kaluar.

Në shtetin federal lindor të Saksonisë, u vendosën rregulla më të ashpra duke filluar nga sot, me kufizime të reja për personat e pavaksinuar.

Sipas “rregullit 2G”, vetëm ata që janë vaksinuar ose shëruar nga COVID-19 tani lejohen të hyjnë në restorante, bare ose ngjarje kulturore. Mbajtja e maskave u bë e detyrueshme në taksi, trena, autobusë dhe tramvaje.

Saksonia dhe Thuringia fqinje janë aktualisht dy shtetet federale me incidencën më të lartë të rasteve të koronavirusit, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Ato janë gjithashtu shtetet me shkallën më të ulët të vaksinimit.

Autoritetet në Thuringia njoftuan gjithashtu masa më të rrepta sot, duke futur rregullin “3G” për restorantet dhe aktivitetet e brendshme, duke kërkuar dëshmi të vaksinimit kundër COVID-19, shërimit nga virusi ose test negativ.

Studentëve iu kërkua të bëjnë testin për koronavirus dhe të mbajnë maskë në klasë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit