Gjiknuri prezanton Spiropalin: I bindur se në sfidat elektorale të radhës do të përmirësojmë rezultatin në Kukës

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri prezantoi Elisa Spiropalin si drejtuesen e re politike të qarkut të Kukësit.

Gjiknuri shprehu bindjen në takim se PS në sfidat elektorale të radhës do e përmirsojë rezultatin në qarkun verior.

Më tej ai theksoi nevojën për një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

STATUSI NGA DAMIAN GJIKNURI

📌 Kukës, prezantimi i Elisa Spiropalit si drejtuese Politike të Qarkut gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste, ku theksova nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare me qëllim që të jemi gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Jam i bindur se me mbështetjen time si Sekretar i Përgjithshëm, eksperiencën e Elisës dhe bashkëpunimin e çdo strukture në këtë Qark do arrijmë të përmirësojmë rezultatin në sfidat elektorale të radhës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit