Gjithsej 71 terroristë të neutralizuar gjatë operacionit “Kthetra”

Mos i humb

Gjithsej 71 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit antiterrorist “Kthetra” në muajin maj nga ana e forcave turke në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Numri i terroristëve të neutralizuar është rritur pasi ushtria turke neutralizoi tre terroristë të PKK-së në kuadër të etapës së dytë të ofensivës “Kthetra”, të njohur si operacioni “Kthetra-2”.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” kundër organizatës terroriste PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut.

Ndërkaq, të shtunën u fillua operacioni i radhës antiterrorist “Kthetra 2”, si vazhdim i ofensivës së suksesshme “Kthetra” në Hakurk, ku u zbuluan informacione të reja mbi aktivitetet terroriste, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Europian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit