GJKKO ashpërson masën e sigurisë për mjekun e QSUT, Edvin Priftit i vihen prangat në sallën e gjyqit

Mos i humb

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe KOrrupsionit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun e QSUT, Edvin Prifti.

Në këtë mënyrë, GJKKO ka ashpërsuar masën e sigurisë për mjekun Prifti. Nga pezullim i detyrës, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg për mjekun Prifti, për shkak të shumës së madhe të parave që iu gjetën në banesë dhe në zyrë.

Siç raportohet nga GJKKO, mjekut Prifti i janë vënë prangat në sallën e gjyqit dhe pritet të transferohet në burgun “313” opse “302” në kryeqytet.

Nga ana e tij, në një intervistë ai deklaroi se paratë ishin të bashkëshortes së tij, pas një kontrate shit-blerjen me të motrën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit