GJKKO “blindohet” nga policia, Lefter Koka do të njihet sot me akuzat

Mos i humb

TIRANE– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, nën masa të shumta sigurie.

Ai pritet të njihet me masën e sigurisë ndaj tij. Koka ka qenë i rrethuar nga forca të shumta policie gjë që nuk lejon që të jetë në fokusin e kamerave.

Ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Lefter Koka akuzohet se ka abuzuar me tenderat e inceneratorëve, që konsiderohet si një nga aferat më të mëdha të dekadave të fundit në vend.

Ndërkohë për aferën e incineratorëve janë në kërkim edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugalli.

Ndërkohe sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dorëzoi në SPAK materiale që sipas saj provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve. Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit