GJKKO konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij me vlerë mbi 82 milionë lekë

Mos i humb

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi konfiskimin e pasurive të Moisi Habiajt dhe familjarëve të tij.

Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, rezultojnë tu jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

Kujtojmë se Moisi Habilaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa sipas GJKKO, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

Vetëm një muaj më parë Gjykata e Posaçme, GJKKO e ka dënuar me 37 vite burg Moisi Habilajn dhe tre anëtarët e bandës së tij.

Pas hetimeve, SPAK kishte kërkuar 63 vite burg në total për katër anëtarët e grupit Habilaj, por dënimi i tyre u ul në 37 vjet pasi pranuan gjykim të shkurtuar.

Mbi grupin që drejtonte Habilaj, rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit