GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj ankimon masën

Mos i humb

Avokatët e Sali Berishës depozituan sot ankimimin për vendimin e Gykatës së Posaçme.

Avokati Genci Gjokutaj ka thënë se vendimi është nul.

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje dhe bllokim të përdorimit të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Megjithatë, ai ka refuzuar të paraqitet në gjyq, me argumentin se nuk mund të shkelë Kushtetutën, duke iu referuar imunitetit që ka si deputet i Shqipërisë.

Ish-kryeministri dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit