Gjobë deri në 10.000 franga për ata që sjellin mollë nga pushimet

Mos i humb

1.674 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK...

Akuza për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor/ GJKKO lë në fuqi pezullimin e zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi

GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e pezullimit për Artan Shkëmbin, zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, pas akuzave për korrupsion...

Policia i zë pritë trafikantit që lëvizte nga Zall-Bastari drejt Tiranës, përveç drogës i gjendet edhe…

Policia e Tiranës i është vënë nga pas një 27-vjeçari që lëvizte nga Zall-Bastari në drejtim të Tiranës pas informacioneve të marra...

Sërish i njëjti bilanc në Kosovë, 46 raste të reja me COVID-19, por shënohen 2 viktima

Kosova ka regjistruar bilancin e djeshëm duke regjistruar 46 raste të reja nga 560 teste të marra në 24 orët e fundit.

Portokalle nga Egjipti, fiq nga Maroku ose ullinj nga Turqia: këto dhe ushqime tjera lokale janë kujtime të këndshme nga pushimet.

Por, duke filluar nga kjo verë, këshillohet për kujdes: “Jeni kthyer nga pushimet dhe në bagazh keni bimë, fruta ose lule nga atje? Raportoni në doganë sapo të hyni në vend në mënyrë që të mos paraqiten dëmtues dhe sëmundje të rrezikshme”.

Kështu ka shkruar në Facebook Zyra Federale për Bujqësi (FOAG).

Që nga fillimi i vitit kushdo që dëshiron të marrë me vete mallra të tilla nga një vend jo i BE në  Zvicër, ka nevojë për një certifikatë fitosanitare.

Kjo vërteton që produktet bimore nuk janë të infektuara nga organizma të dëmshëm që konsiderohen veçanërisht të rrezikshëm në Zvicër”, shpjegon Jonathan Fisch, zëdhënës në Zyrën Federale për Bujqësi.

Sipas Administratës Doganore Federale, ndodh vazhdimisht, veçanërisht në Cyrih dhe Gjenevë, që të kthyerit nga pushimet, të sjellin bimë, fruta ose perime në Zvicër në mënyrë të paligjshme.

Certifikata duhet të sigurohet në vendin e prejardhjes së mallit

Certifikata e përmendur duhet të merret nga shërbimi fitosanitar kombëtar në vendin nga i cili kanë prejardhjen mallrat.

Por problemi këtu është se në shumicën e vendeve ka vetëm një zyrë të tillë dhe kjo shpesh nuk punon në kohë pushimesh. Kështu që marrja e një rekomandimi mund të ju kushtojë shumë kohë por edhe para.

Problem sidomos në Cyrih dhe Gjenevë

Sipas Simon Erny, zëdhënësi iAdministratës Federale të Doganave (EZV), ndodh mjaft shpesh që udhëtarët transportojnë me vete mallra që nuk lejohen të importohen në Zvicër, sipas përshkrimit të ligjit fitosanitar që ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2020.

“Kjo ndodh veçanërisht në aeroportet e Cyrihut dhe Gjenevës, ku mbërrijnë udhëtarët përmes fluturimeve ndërkontinentale nga vendet e treta”.

Nëse frutat, perimet dhe lulet e prera importohen në sasi të vogla gjatë udhëtimit, të cilat sipas rregullave aktuale nuk lejohen të importohen, ato, sipas Erny, do të konfiskohen.

Kontrollet për të siguruar përputhjen me rregulloret e reja janë intensifikuar që nga fillimi i vitit.

EZV aktualisht nuk është në gjendje të sigurojë ndonjë informacion në lidhje me numrin e proceseve eventuale të filluara ose të gjobave të lëshuara.

Inspektimi i mallrave dhe lëshimi i certifikatës po ashtu kërkon kohë dhe angazhim Mund të ndodhë që një kontroll vizual të jetë i mjaftueshëm, ndërsa në raste të tjera janë të nevojshme analiza shtesë laboratorike. “Është gjithashtu e mundur që produkti, meqë bëhet fjalë për produkt bujqësor, duhet të kontrollohet dhe të analizohet në fushë, gjatë prodhimit.”

Vetëm certifikata mund të kushtojë disa qindra franga

Ashtu siç ndryshon angazhimi për certifikatën në fjalë, ndryshojnë edhe kostot: “formulimi i një certifikate fitosanitare kushton midis pesëdhjetë dhe disa qindra franga”,  thotë Fisch.

Kur ktheheni në Zvicër, ju duhet të kaloni nga “dalja e kuqe” për udhëtarët që kanë mallra për deklarim në doganë dhe të tregoni certifikatën dhe mallrat. “Zyrtari lokal i doganave do të fillojë hapat e nevojshëm.”

Ata që kanë harruar të marrin certifikatën në fjalë, kanë mundësi t’i dorëzojnë ato në doganë, pa pagesë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

OFL zbarkon në Dibër, u kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve për vrasje

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 shtetasve të dënuar veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Egjipt, shtohen thirrjet për protestat e së premtes kundër regjimit

Thirrjet për pjesëmarrje në protestën kundër regjimit të premten po rriten në Egjipt pasi një i ri u qëllua për vdekje nga...

Gjermania largon kantonin zviceran nga lista paralajmëruese e udhëtimit

Fribourg ishte shtuar në listë në fillim të shtatorit, por u hoq më 1 tetor. Kantonet perëndimore të Gjenevës...

’Miratojmë ligjin që na leverdis’’, Vasili: Ja çfarë na tha Gjiknuri, provoi haptazi që PS nuk i do listat e hapura 100%

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke saktësuar se ajo përfundoi...

‘T’i drejtohemi ODHIR’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Hajdeni me një produkt fillimisht

“Thirrja ime publike është se nëse dëshiron konsensus hajde me një produkt me një model Evropian. Nëse nuk e pranojmë hajde ta...