Gjuriç e pranon: Do të përballemi me pasoja, nëse s’ka marrëveshje me Kosovën

Mos i humb

Pasojat për Serbinë do të jenë të shumta nëse nuk arrin një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Kështu po thotë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç.

Gjuriq është shprehur se marrëveshja me Prishtinën do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik të Serbisë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e çdo dështimi për të arritur një marrëveshje me Kosovën”, tha Gjuriç.

Në një intervistë për RTS ai tutje ka thënë se marrëveshja duhet të jetë në një të ardhme të afërt, përndryshe do të mbetet konflikt i hapur.

“Në qoftë se nuk kemi marrëveshje për tri, katër ose pesë vitet e ardhshme, do të kthenim vendin në një rajon me konflikte. Nuk do të kishte paqe. Kjo është arsyeja pse marrëveshja është e nevojshme”, tha Marko Gjuriç. Ai edhe një herë e ka mohuar se Serbia do ta njohë Kosovën, duke shtuar se kompromis duhet të ketë nga të dyja shtetet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit