Gjuriç në Moskë, thotë se mori përkrahje për çështjen e Kosovës

Mos i humb

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç sot në Moskë kanë konfirmuar qasjen e përbashkët të Serbisë e të Rusisë për atë që Beogradi e quan ende çështje e pazgjidhur e Kosovës. 

Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të KS të KB-së.

Pala ruse, siç njofton rts, ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.

Pas takimit Gjuriç ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit