Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se zyrtarët kosovarë mund të vizitojnë Serbinë qendrore nëse thirren në marrëveshjet për vizita dhe me kusht që funksioni i tyre ekziston sipas rregulloreve ndërkombëtare.
Ai i bëri këto komente për gazetën serbe Veçernje Novosti, raporton REL.
Autoritetet në Serbi, së voni, nuk i kanë lejuar hyrjen ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka kërkuar të vizitojë Novi Pazarin, me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak.