Gjurmë plazhesh antike në Mars

Mos i humb

Gjurmë plazhesh antike të krijuara nga lëvizja e vazhdueshme e valëve të një oqeani të madh.

Ky është zbulimi i fundit nga Planeti Mars, që konfirmojnë praninë e oqeaneve miliarda vite më parë.

Gjurmët janë gjetur nën sipërfaqe rreth 10 metra thellësi dhe janë vëzhguar falë të dhënave të marra nga roveri kinez Zhurong, që eksploroi sipërfaqen e Planetit të Kuq në vitet 2021-2022.

Plazhet janë vend ideal për të vijuar kërkimet për gjurme të organizmave antike, duke u bazuar tek nisja e jetës në Tokë në kushte analoge.

Nëpërmjet sondave të misionit kinez, vëzhgimet janë shtrirë deri në një thellësi prej 80 metrash dhe grimcat e gjetura janë shumë të ngjashme me rërën tokësore.

Gjithashtu mendohet se ky oqean ka pasur një jetëgjatësi të madhe, dhe ishin të pranishëm edhe lumenj që transportonin sediment drejt detit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit