Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj deputetit Demalijaj

Mos i humb

Gjykata e Apelit ka vendosur që edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalijajn ta lë në arrest shtëpiak, duke rrezuar kështu vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila javën e kaluar kishte vendosur që ndaj Demalijajt të caktoj masën e paraburgimit për një muaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i Shkumbin Demalijajt, avokati Arianit Koci, i cili tha se do të bëjë prapë ankesë me ç’rast do të kërkojë që ndaj klientit të tij të hiqet edhe kjo masë dhe i njëjti të mbetet në liri.

Javën e kaluar përpos deputetit Demalijaj edhe deputetit tjetër nga radhës e partisë NISMA, Milaim Zekës ishte caktuar masa e paraburgimit për një muaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme edhe ndaj këtij deputeti, Gjykata e Apelit ka vendosur që masën e paraburgimit të ja zëvendësojë me arrest shtëpiak./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit