Gjykata e la në burg, çfarë tha në sallë vrasësi i Niko Goros

Mos i humb

Gjykata ka lënë ditën e sotme në burg Kliti Lekën, i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Niko Goro në Himarë.

Leka akuzohet për veprat penale, “Vrasje me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake “.

Gjatë gjithë kohës, 53-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i ftohtë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk e ka përfunduar arsimin e lartë, që është beqar dhe se jetonte jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 17 tetorit, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros. Vrasja e tij lidhet me një konflikt pronësie.

Sipas asaj që deklaroi Leka pasi pranoi krimin, ai dhe familja i kishin dhënë Goros një hapësirë për të ndërtuar, por më pas biznesmeni nuk i kishte shlyer detyrimet duke çuar në krimin në fjalë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit