Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Edvin Prifti, nuk i ndryshon masën e sigurisë

Mos i humb

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga mjeku Edvin Prifti për ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij “Pezullim nga Detyra”.

Kujtojmë që gjatë një kontrolli të zhvilluar në zyrën dhe shtëpinë e mjekut e gjendën shuma të mëdha parash për të cilat mjeku nuk dispononte asnjë burim zyrtar që mund t’i justifikonte.

Mjeku Edvin Prifti u lirua nga burgu në muajin mars si vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, ndërsa pak kohë më parë SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli, nën akuzat për korrupsion dhe fshehjes së parave.

Edvin Prifti akuzohet nga SPAK për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash. Emri i tij u përmend nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Kjo e fundit bisedonte në telefon me një të afërmen e saj teksa përmendte emrin e kardiokirurgut Edvin Prifti që t’i jepte shumën prej 2 mijë eurosh për të për të operuar të ëmën pa radhë.

Vetë Prifti i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se paratë që i janë gjetur në banesë kanë qenë të ligjshme, dhe janë përfituar nga shitja e disa pronave nga bashkëshortja e tij

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit