
Gjykata Supreme e Izraelit urdhëroi dëbimin e drejtorit të Human Rights Watch (HRW) me qendër në Kuds.
Gjykata i dha Omar Shakir 20 ditë kohë për të lënë vendin ose do të përballet me dëbimin, sipas të përditshmes izraelite Haaretz.
Autoritetet izraelite akuzojnë Shakir për mbështetjen e lëvizjes “Boycott, Divestment dhe Sanctions” (BDS), të cilën Izraeli e ka shpallur si kriminale.
Drejtori i zyrës së HRW-së, nga ana e tij, argumenton se vendimi ishte i drejtuar politikisht dhe kishte për qëllim të heshtte organizatat e të drejtave të njeriut që punojnë në Izrael.
Në prill, Gjykata e Qarkut në Kuds miratoi një vendim të qeverisë me të cilën anulonte vizën e qëndrimit të Shakir, me shtetësi amerikane, duke pretenduar se ai ka treguar mbështetje për lëvizjen BDS.
Kjo është masa e parë e këtij lloji që kur HRW me qendër në New York filloi të monitorojë ngjarjet në Izrael dhe Palestinë tre dekada më parë.


