Gjykata Kushtetuese/ Dy emra për një post, betohet para Presidentit Marsida Xhaferllari

Mos i humb

Betohet para Presidentit Marsida Xhaferllari, emri i së cilës nuk u pranua nga Kuvendi, që zgjodhi Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Vorpsi u betua para një notereje sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Xhaferllari u betua para Presidentit.

Presidenca deklaron se në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, si anëtare e re të Gjykatës Kushtetuese, e znj. Marsida Xhaferllari.

foto galeri foto galeri

Sipas Presidencës, ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, z.Altina Xhoxhaj.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit