Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzon kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për ndryshimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”.
Në të njëjtin vendim, GJKKO i jep një muaj leje lëvizjeje Sotës, për nevoja të kujdesit shëndetësor të një familjari.
Sota, aktualisht i pezulluar nga detyra, po hetohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”.
Emri i tij është lakuar nga dy prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë në dosjen “Shpirti”, sipas të cilëve prokurori kishte qëndruar në Vlorë në një banesë, qiraja e të cilës paguhej nga një prej të akuzuarve për trafik droge.


