Gjykata thirrje Prokurorisë të thellojë më tej hetimet, Rama: Nuk rezultoi që sanitarja të ishte e lidhur me mjekë dhe të ishte një zinxhir

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për ngjarjen e rëndë në spitalin COVID 2, ku një sanitare duke u hequr si infermiere mori 8 mln lekë për t’i shërbyer një pacienteje me COVID-19 që më pas ndërroi jetë.

Rama tha sot nga ambientet e reja të Qendrës Shëndetësore nr. 1 në Tiranë se e vetmja gjë që e ka ngrohur në këtë ngjarje ka qenë puna e gazetarëve investigativë, ku nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe ky të ishte një zinxhir.

“Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer apo më ka ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht tejet të papërtypshëm por njëkohësisht nuk kanë provuar, përkundrazi, me gjithë investigimin e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe ky të ishte një zinxhir.

Duhet të jetë një kambanë alarmi, për të gjithë dhe në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla sepse ne jemi të gjithë në dispozicion.

Patjetër që siç nuk ka pyll pa derra nuk ka asnjë sistem dhe asnjë sektor ku që të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë dhe mjekë, por kjo nuk e zhbën punën, gjithë sakrificën dhe madje në këtë rast të pandemisë dhe heroizmin e mjekëve.

Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe faktikisht ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm që nuk keni lënë njeri rrugëve apo pa trajtuar përkundrazi keni vënë jetën tuaj në rrezik të përditshme, pavarësisht se të gjithë janë garantuar me mjete mbrojtëse etj. kjo flamë nganjëherë nuk pyet për asgjë.

Besoj që me gjithë këto ndryshime që po bëhen edhe nga pikëpamja e infrastrukturës dhe nga pikëpamja e pagave, dhe në këtë aspekt duhet të ketë përmirësime.

Patjetër që nuk do të ndalemi këtu, ne jemi në diskutim për të kaluar në një fazë tjetër me sistemin dhe për të krijuar më shumë pavarësi, administrative nga ana e strukturave shëndetësore dhe për t’iu dhënë mundësi dhe atyre që punojnë më shumë që të paguhen më mirë, me bonuse”, tha Rama ndër të tjera.


Ndërkohë gjatë caktimit të masës së sigurisë për sanitaren e akuzuar Tire Alldervishi, gjykata i ka bërë thirrje Prokurorisë që të thellojë hetimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit