Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Mos i humb

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar burg pa afat për ish-ministrin, i cili vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen si deputet.

Tahiri dyshohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Njoftimi i Gjykatës
Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3. Në përditësim…

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit