Gjyqtarë dhe prokurorë nga SHBA takim me anëtarët e Gjykatës së Lartë

Mos i humb

Një delegacion me gjyqtarë dhe prokuror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ka zhvilluar një takim në mjediset e Gjykatës së Lartë.

Pjesë e delegacionit amerikan ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah, gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Ata u takuan me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe anëtarët Ilir Panda,  Artur Kalaja, Albana Boksi, Asim Vokshi dhe Margarita Buhali.

Zyra e shtypit e Gjykatës së lartë bën të ditur se bisedimet gjatë takimit u përqendruan në organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen gjyqtarët, pavarësisht vendit ku e ushtrojnë detyrën e tyre, arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për të dhënë drejtësi dhe për të qenë sa më transparent, duke ruajtur pavarësinë dhe integritetin gjyqësor.

Kreu i kësaj Gjykate, Sokol Sadushi vlerësoi kontributin e deritanishëm të qeverisë së SHBA, për të asistuar Gjykatën e Lartë në uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, rezultatet e së cilës sot janë mjaft të dukshme dhe të mirëpritura nga publiku shqiptar.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën për një rritje të shkëmbimit profesional mes gjyqësorit të të dy vendeve, si një nga mënyrat për të marrë përvojat më të mira dhe efikase në drejtim të administrimit të drejtësisë, sipas zhvillimeve më të fundit të teknologjisë së informacionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit