Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ka folur në lidhje me deklaratat e presidentit Hashim Thaçi se do të ketë kompromise të dhimbshme në dialogun me Serbinë.
Konjufca tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paraqet për Thaçin një shans për të shpëtuar nga të gjithë faktorët që mendojnë se këtij të fundit i ka ardhur koha për të dalë nga skena politike.
“Këta të dy sillen sikur e kanë skenarin e stabilitetit rajonal. Në këtë mënyrë ata janë bërë çift i ndërvarur, ndërsa Mogherinit po i pëlqen ky vallëzim ngase dëshiron të përfundojë dialogun Kosovë-Serbi brenda mandatit të saj”.
Konjufca gjithashtu e quajti ironike thirrjen e presidentit të vendit për unitet, ngase sipas tij, pikërisht Hashim Thaqi është simbol i përçarjes./Kosova Post/


