Google feston 25-vjetorin e themelimit

Mos i humb

Gjigandi i teknologjisë GOOGLE feston 25-vjetorin e themelimit. Kompania u themelua më 4 shtator 1998, por feston përvjetorin e saj më 27 shtator.

Në këtë datë të vitit 2005 shënohet edhe fillimi i punës së Google. Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj edhe  logoja e Google  ka ndryshuar duke u zbukuruar me këtë numër.

Ajo që filloi si një kompani motori kërkimi është shndërruar në një kompani teknologjike shumëkombëshe e cila ofron një gamë të larmishme shërbimesh.

Megjithatë, misioni ka mbetur i pandryshuar, që është të organizojë një larmi informacionesh.

Miliarda njerëz anembanë globit përdorin Google për të kërkuar, punuar dhe luajtur.

Kompania u bashkëthemelua nga Larry Page dhe Sergey Brin dhe tani është një kompani e cila vlen 1 trilion dollarë dhe  udhëheqet nga  shefi ekzekutiv aktual Sundar Pichai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit