Grabiti me armë paratë e një banke 12 vite më parë, arrestohet 40-vjeçari nga Lezha

Mos i humb

Policia e Lezhës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për një grabitje 12 vite më parë.

Shërbimet e Specializuara në e Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë (me precedentë kriminal).

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit