Grabitja, Kryemadhi: Qeveria shqiptare justifikohet si gjithmonë

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje për mediat ka reaguar zyrtarisht për grabitjen e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Sipas Kryemadhit , ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm vendin tonë por gjithë rajonin. Kryetarja e LSI-së në fjalën e saj bën përgjegjëse Qeverinë për gjithë ngjarjen e rëndë ndërsa thekson se mbështet kriminelët.

“ Ngjarja shumë e rëndë e aeroportit të Rinasit ka tronditur jo vetëm qytetarët shqiptarë por edhe sigurinë në gjithë rajonin. Nëse një rajon i një vendi anëtar i NATO-s mund të hyhet dhe të cënohet nga bandat është një cënim i sigurisë. Aeroporti Kombëtar i Rinasit paraqitet si një vend i atakuar nga kriminelët sa herë që i duhet për të atakuar këtë institucion dhe sa herë që i duhen para.

Qeveria shqiptare filloi të justifikohet si gjithmonë. I ikën përgjegjësinë në një sjellje që nuk inkurajon qytetarët por duke i dhënë mbështetje kriminelëve që ndihen të mbështetur nga ligji.

Qytetarët e thjeshtë ndihen tërësisht të pasigurtë pasi nuk shohin askënd që të jetë larguar nga detyra dhe thirren nga Prokuroria ata të cilët luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre se kanë vite që i pagujnë taksa shtetit shqiptar.

Një ngjarje e tillë e rëndë që përsëritet sa herë që kriminilët duan të grabisin është një provë e qartë e dështimit të Qeverisë shqiptare. Kjo Qeveri është një provë e pandëshkushmërisë e të gjithë të këqijave të këtij vendi. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më si në një vend të botës, bëhen edhe filma. Shqiptarët meritojnë punë dhe ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Një polici e ç’organizuar përballë krimit dhe kriminelëve tregon rënien e shtetit dhe nuk është më partnere e qytetarëve e por armike që ruan krimin dhe bandat. “- u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit