Grabitja me dhunë e punonjësit të Exchange në Tiranë, arrestohet autori, 2 të tjerë në kërkim

Mos i humb

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen që ndodhi dy ditë më parë në Tiranë në rrugën e Kavajës ku punonjësi i një Exchange u dhunua nga tre persona dhe më pas i morën 30 milionë lekë të vjetra.

Policia njofton se është arrestuar nje nder autoret, i identifikuar si Roni Spaho ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpuntorët e tij.

Sipas burimeve zyrtare dy shtetasit e shpallur në kërkim kanë qenë me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa i arrestussri i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit.

Policia ka sekuestruar edhe shumën e parave te grabitura nga këta tre persona.

NJOFTIMI

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute.

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy nga bashkëpunëtorët, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale shuma e parave të vjedhura nga këta 3 shtetas.

Në vijim të punës të pandërprerë hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Q. Z., 60 vjeç, punonjës i një pike valute, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës,nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Valuta”, si rezultat e të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtetasi R. S. (i arrestuar) i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit