Kreu i grupit parlamentar të LSI-së dhe deputeti i zonës së Fierit, Petrit Vasili i ka dalë në krah sot Agur Vrenozit, qytetarit që rrezikoi jetën e tij për të ndaluar 3 grabitës.
Me një shënim në Facebook, Vasili shkruan se, kjo vlerë e lartë dhe ndjenjë solidariteti mund të na mbajnë sot me shumë se kurrë të bashkuar.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:
Qytetari i nderuar i Fierit, Agur Vrenozi vuri jetën e tij në rrezik shumë të madh për të ndalur kriminelët, që po grabisnin një biznes.
Ky është një shembull i shkëlqyer i një qytetari të thjeshtë me zemër të madhe që nuk kurseu asgjë për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij në rrezik.
Shqipëria ka nevojë sot si kurrë më parë për këtë qytetari dhe për këto vlera të larta solidariteti që janë të vetmet që mund të na mbajnë të bashkuar.
Me gjithë zemër Agur të uroj shërim të shpejtë.


