Gramoz Ruçi letër Grupeve Parlamentare për ngritjen e Komisionit për anëtarët e KQZ: Afati për propozimin e kandidatëve…

Mos i humb

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i është drejtuar sot me një letër kryetarëve të partive politike me qëllim ngritjen e një komisioni të posaҫëm parlamentar.

Ky komision siç sqarohet në letrën e tij ngrihet për të zgjedhur anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht: Komisionieri, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Afati që partitë kanë për propozimin e anëtarëve deri në 9 shtator 2020, ndërsa vendimi për ngritjen e Komisionit pritet të merret në Konferencën e Kryetarëve.

LETRA E PLOTE
Lënda: Për ngritjen e komisionit të posaҫëm parlamentar për zgjedhjen e Komisionierit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

I nderuar zoti Kryetar,

Bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.
Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020.

Duke ju falenderuar,

KRYETARI
Gramoz RUÇI

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit