Greqi, arrestohet deputeti që bëri thirrje për grusht shteti

Mos i humb

 

Deputeti i partisë së djathtë ekstreme “Agimi i Artë”, Konstantinos Barbarousis i cili kaloi në arrati pasi bëri thirrje për grusht shteti në parlamentin grek, është arrestuar nga forcat e rendit.

Mediat greke njoftuan se Barbarousis, i cili kishte arritur të ikte nga policia e cila tentoi ta arrestojë pas thirrjes për puç gjatë një fjalimi në parlamentin grek, është kapur në shtëpinë e një miku në rajonin Pendeli në afërsi të Athinës nga ana e ekipeve të antiterrorit.

Ndryshe, duke folur në parlamentin grek në lidhje me “çështjen e emrit” mes Greqisë dhe Maqedonisë, Barbarousis e kishte cilësuar marrëveshjen mes dy vendeve si “tradhtit ndaj kombit”.

“I bëj thirrje ushtrisë që të përmbushin betimin e tyre duke e arrestuar kryeministrin Aleksis Tsipras, (Ministrin e Mbrojtjes) Panos Kammenos dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos, për të ndaluar këtë tradhti”, ishte shprehur Barbarousis.

Kjo deklaratë e deputetit të “Agimit të Artë” shkaktoi reagime, ndërkohë që Barbarousis ishte larguar nga grupi parlamentar i partisë.

Vendimi për arrestimin e Barbarousis u mor nga ana e Prokurorisë së Athinës pasi filloi hetim me akuzën për tradhti ndaj kombit për shkak të fjalimit na parlament. Ai kishte ikur me veturën zyrtare nga policët të cilët kishin ardhur në parlament për ta arrestuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit