Greqi/ E shkarkuan nga puna, ish-punonjësi egjiptian vret shefat e kompanisë

Mos i humb

GREQI – Një masakër me armë ndodhur në Athinë paraditen e së hënës në zyrat e një kompanie të transportit detar, ku një ish-punonjës vrau 3 persona dhe më më pas u vetëvra.

Sipas mediave greke, autori është një egjiptian i quajtur El Burai, por që e thërrisnin Aris. Ky i fundit ishte pushuar së fundmi nga kompania.

Sot ai i armatosur në zyrat e kompanisë në lagjen “Glyfada” të kryeqytetit grek.

Sipas dëshmitarëve, ai vrau motrën e pronarit të kompanisë së anijeve, menaxherin e kompanisë së transportit dhe kapitenin.

Më pas u mbyll në bodrum brenda ambienteve të zyrave dhe vrau veten.

Shtypi grek raporton se autori ka punuar prej vitesh edhe si shërbëtor në shtëpinë e familjes Karnesi, që janë pronarët e kompanisë së anijes.

Edhe pse ishte pushuar nga puna, ai u fut në ambientet e kompanisë përmes parkingut pasi kishte ende autorizim. Sapo hyri brenda, tha se do të pastronte. Fillimisht qëlloi për vdekje dy persona, pastaj u ndal në katin e dytë ku besohet se vrau pronaren.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit