Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarachi i paraqiti kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dorëheqjen, e cila u pranua.
Mitarachi përmendi arsye personale.
Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të kryeministrit, ai do të zëvendësohet nga zëvendësministri aktual për Arsimin, Fenë dhe Sportin, Janis Ekonomu, postin e të cilit do ta marrë deputeti cikladik, Janis Vrutsis.
Ministrat e rinj do të bëjnë betimin përpara Presidentes së Republikës së Greqisë Katerina Sakellaropoulou në rezidencën presidenciale të premten në orën 19:00


