Greqi, krizë në koalicionin qeveritar

Mos i humb

Ministri grek i Mbrojtjes dhe kryetari i partnerit të vogël të qeverisë, Partisë Grekët e Pavarur (ANEL), Panos Kammenos, njoftoi se do të largohen nga qeveria e koalicionit.

Kamenos pas takimit rreth gjysmë ore me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ka bërë një deklaratë për gazetarët para ndërtesës së Kryeministrisë së Greqisë.

Duke bërë të ditur se rreth 4 vite kanë nxjerrë vendin nga memorandumet duke marrë pjesë në “qeverinë e bashkimit kombëtar”, Kammenos, tha se “I shpreha kryeministrit se nuk mund të vazhdojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. Nuk mund të qëndrojmë në qeveri”.

Duke i shprehur falënderimet kryeministrit Tsipras për bashkëpunimin, Kammenos theksoi se “Grekët e pavarur largohen nga qeveria”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit