Greqi, kundërshtohet ligji i protestave, gaz lotsjellës ndaj demostruesve, disa të plagosur nga gurët

Mos i humb

​Më shumë se 17,85 milion të infektuar dhe 683,000 të vdekur nga Covid-19 në botë

Më shumë se 17,85 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri dhe 683.767 kanë vdekur, sipas një...

Vrasje, prostitucion, vjedhje e trafik droge/ OFL iu çon formularët 4 “të fortëve” në Durrës dhe 1 korçari

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë, ndërsa kësaj radhe ka shkuar në Durrës duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të...

Gjiknuri–Bylykbashit: Shqyrtojmë formulën tuaj, nëse gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i përgjigjet anëtarit të PD në këshill, Oerd Bylykbashit, lidhur me propozimin e këtij...

Mëngjeset Perfekte Për Lëkurë Fantastike dhe Plot Shkëlqim

Vakti i parë i ditës përbën një shans të rëndësishëm për tu ushqyer shëndetshëm por jo vetëm kaq. Sipas...

Sindikatat dhe qytetarë të thjeshtë kanë demonstruar në Greqi kundër një ligji tashmë të miratuar që kufizon madje edhe ndalon protestat e tubimet në rast se ato rrezikojnë sigurinë publike. Në Athinë, nuk u shmangën as përplasjet me forcat e rendit.

Miratimi në parlament i një ligji që kufizon protestat publike në Greqi është pritur dhunshëm në rrugët e Athinës.

Të paktën 6 policë mbetën të plagosur të enjten kur mijëra demonstrues të mbledhur paqësisht në sheshin para kuvendit, lëshuan gurë dhe bomba molotov drejt forcave të rendit.

Demonstratat e shtrira në rreth 40 qytete e qyteza greke kërkuan kundërpërgjigjen e autoriteteve, të cilat nuk e kursyen gazin lotsjellës ndaj grupeve më ekstremiste të përbëra nga moshat e reja.

Ligji i ri i propozuar nga qeveria fut konceptin e një zyre ndërmjetësimi që ka kompetencën të kufizojë ose ta ndalë krejtësisht një protestë të parashikuar nëse konsiderohet se ajo rrezikon sigurinë publike, dhe mban organizatorët e saj përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar më pas.

Protesta e orëve të mbasdites u mbështet nga sindikata e punëtorëve.

“Jo ndalesave, jo terrorizmit dhe jo provokimeve. Askush nuk mund ta ndrydhë lëvizjen popullore të punëtorëve e as revoltën e tyre.”

E drejta për të protestuar njihet në kushtetutën greke, por në seancën e së enjtes, kryeqeveritari Qirjakos Micotaqis tha se ato nuk duhet të pengojnë jetën e qytetarëve të tjerë.

“Liria e dikujt për të shkuar në spital, në punë, në shtëpi ose për të dalë me fëmijët është po aq e shtrenjtë sa liria për të demonstruar. Në demokraci, e drejta e dikujt nuk duhet të shkelë të tjerët.”

Ndërsa për kryeopozitarin e Sirizës, Aleksis Cipras, qeveria e djathtë greke po tenton të sjellë në fuqi një ligj fashist në kohën kur qytetarët duan të reagojnë publikisht për politikat ekonomike të administratës Micotaqis teksa vendi përballet me një periudhë pandemie.

“Mendojmë se ky juaji është një veprim reaksionar, një çarje institucionale e demokracisë me qëllimin final goditjen e të drejtës kushtetuese për të protestuar, për të tubuar dhe demonstruar.”

187 nga 300 deputetët e parlamentit grekë dhanë miratimin për legjislacionin e ri për protestat, ndërkohë që kritikave politike në vend iu bashkua të enjten edhe organizata për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, duke e quajtur nismën në shkelje të dispozitave ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rast frymëzues, fëmijët mbledhin 41 mijë euro për të uriturit

Rreth 80 përqind e popullsisë në Jemen po vuan nga uria, dhe njerëzit kanë nevojë për ndihma humanitare për të mbijetuar.

Dërgesa të reja të armëve vijnë për forcat e Haftarit

Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënësi i njësisë së përbashkët të operacioneve Sirte-Jufra të ushtrisë libiane, tha se duke mbajtur municion ushtarak, aeroplanët e...

Ministri i punëve të brendshme të Indisë pozitiv në COVID-19

Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)...

Libi, 55 migrantë të parregullt ndalohen në bregdetin e Mesdheut

Të paktën 55 migrantë të parregullt të kombësive të ndryshme janë ndaluar në bregdetin e Detit Mesdhe të Libisë, njoftoi sot Ministria...

Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të...